Qytetërim

Në prag të ndeshjes me Serbinë, kapiteni i Anglisë: Europianin po e pres duke luajtur shah

Herri Kejn, tregon sesi po i përjeton këto ditët e fundit përpara nisjes së turneut.

f.t
Në prag të ndeshjes me Serbinë, kapiteni i Anglisë:
Herri Kejn

GJERMANI- Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Pak orë nga ndeshja, golashënuesi kryesor, Herri Kejn, tregon sesi po i përjeton këto ditët e fundit përpara nisjes së turneut.

“Unë përdor sportin e shahut për ta stakuar mendjen. Është një sport truri. Ti duhet të jesh i përqendruar në çdo moment, në çdo lëvizje”, tha kapiteni për revistën “GQ Germany”.

"Me Kimishin kemi luajtur disa herë, por Koman është më i miri. Megjithatë, golfi është sporti që më largon të gjithë stresin dhe nervat që vijnë nga futbolli. Unë nuk do ta përjashtoja Gjermaninë nga gara për të fituar turneun. Kur luan në shtëpi kjo e bën pak më speciale dhe motivuese për t’ia dalë. Kështu që unë s’do ta përjashtoja për asnjë moment Gjermaninë nga suksesi në këtë turne”,- u shpreh Kejn.

Poll

MOS HUMB