Qytetërim

Nuk ka qetësi për Nicki Minaj! Pas arrestimit, 'sherr" me DJ e saj

Minaj nuk ishte e kënaqur nga veprimet e Boof.

f.t
Nuk ka qetësi për Nicki Minaj! Pas arrestimit, 'sherr" me DJ
Nicki Minaj dhe DJ

SHBA- Telashet duket se nuk kanë fund për reperen Nicki Minaj. Këtë herë ajo është përfshirë në një sherr me DJ e saj Boof. Skandali shpërtheu pasi Boof u pa duke firmosur (dhënë autograf) mbi gjoksin e një fanseje në një nga koncertet e Nicki-t, dhe ky gjest ka bërë bujë në internet.

Në mbishkrimin e Boof shkruhej: “Unë jam vërtet i famshëm. Ato më kërkuan të jepja autograf mbi gjoksin e tyre”.

Reperja reagoi menjëherë e revoltuar në rrjetin social “X” duke thënë: “Unë premtoj se do ta pushoj nga puna nëse e shoh përsëri këtë”, duke e bërë të qartë se nuk ishte e kënaqur nga veprimet e Boof.

Situata vjen pak ditë pasi Nicki Minaj u arrestua në aeroportin "Schiphol" të Amsterdamit në Holandë./ZËRI

Poll

MOS HUMB