
TIRANË- Modelja Xhensila Pere është hyrja më e re në “Ferma VIP”, por nuk e ka nisur pa debate. Mbrëmë, gjatë spektaklit, ajo është përplasur sërish me këngëtarin Robert Aliaj, me të cilin ka një përballje në gjyq. Por pasi modelja është futur brenda fermës, debati mes tyre ka nisur sërish. Edhe njëherë, Robert Aliaj i është drejtuar me disa pyetje që opinionistët e spektaklit i kanë cilësuar si denigruese për Peren. Megjithatë kjo e fundit ka zgjedhur që të mos flasë gjatë lidhur me këtë çështje, duke nënkuptuar se përballjen e vërtetë do ta kenë në gjyq.
DEBATI I PLOTË:
Xhensila: Nuk më kanë dalë jashtë parashikimeve. E vetmja gjë që më ka ndodhur është doza e lartë e pozitivitetit që kanë treguar fermerët. Këtu ka vetëm një person që nuk kam folur, fermerët e din dhe publiku e di shumë mirë.
Robert Aliaj: Ne kemi një eksperiencë shumë të hidhur me Xhensilën. Një skandal që ka ndodhur në një televizion tjetër. Isha kundër promovimit të figurave jo etike në televizion. Ishte skandal ai që ndodhi. Xhensila u prononcua sikur erdhi rastësisht, por të gjitha këto ishin të stisura vetëm që Xhensila të më thoshte "kush je ti që më ofendon?". Si ka mundësi që një vajzë normale, vjen në një tjetër show, ku është një djalë që sipas saj e ka fyer dhe vjen për ta sfiduar. Deri ku mund të shkojë pafytyrësia, ku do të dalë se këtë nuk po e kuptoj.
Xhensila: Unë jam tek Ferma VIP, zotëri. Këtu ka ca rregulla, nuk erdha rasstësish. Nuk kam ardhur tek Robert Aliaj show. Të rrish i qetë vetëm për ty s’kam ardhur. Sa më shumë flet, aq më shumë i bën gropën vetes
Robert Aliaj: Është një paftyrësi. Ti nuk e përfaqëson dot figurën e femrës. Je një element që cënon figurën femërore. Po të kërkohët emri im në google do shohësh që jam një piktor dhe këngëtar. Çmimi im i natës nuk është 250 dollarë, as nuk më kanë ofruar pare për të më shfrytëzuar. Nuk futem në show të bëj skandale. Futem për të denoncuar këtë model. Deri ku të shkon limiti i dinjitetit?/ZËRI