Qytetërim

Në proces divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi gjen "forcën" tek e ëma: Kur rrëzohesh, nëna të ngre!

Pas procesit të divorcit që ka nisur me presidentin e PL-së, bashkëshortin e saj prej 26 viteve, Kryemadhi duket se ka zgjedhur që t'i rikthehet rrënjëve të saj dhe të kalojë kohë me familjen.

k.m.
Në proces divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi gjen
Fatime dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vendosur që t'i kalojë me familjen ditët e saj të vështira! Pas procesit të divorcit që ka nisur me presidentin e PL-së, bashkëshortin e saj prej 26 viteve, Kryemadhi duket se ka zgjedhur që t'i rikthehet rrënjëve të saj dhe të kalojë kohë me familjen. Madje ka postuar edhe një foto me nënën e saj, Fatimen, duke i bërë edhe një dedikim...

Dedikim që duket se vjen pas momentit të vështirë që po kalon Kryemadhi.

"Dibër, toka e mamit...! Kur rrëzohesh, nëna jote është gjithmonë aty për të të ngritur,"-shkruan në postimin e saj Monika Kryemadhi. 

Në proces divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi gjen
Postimi i Monika Kryemadhit

E teksa kjo e fundit ishte në Dibër, Ilir Meta zgjodhi ta kalonte fundjavën me miqtë e tij në Mat./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB