Qytetërim

“Është një tmerr, fëmijët janë bërë qull”, Bes Kallaku denoncon kushtet ç’njerëzore në avionin Milano-Rinas

Aktori i humorit e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë për të qëndruar me ajër të kondicionuar

E.K
“Është një tmerr, fëmijët janë
Bes Kallaku

TIRANË- Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me një video në rrjetet sociale ndau shqetësimin e tij lidhur me kushtet jo të mira të linjës së avionit Milano-Rinas. Në video shfaqet Kallaku brenda një avioni ku në sfond dëgjohen të qara fëmijësh dhe zëra njerëzish të revoltuar.

Kallaku u shpreh se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore dhe pa kondicioner. I djersitur aktori i humorit thot: Është një tmerr, sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull.

Më tej me një video tjetër Besi tregon se stafi i hapi dyert dhe nxori pasagjerët jashtë në pistë. Në sfond dëgjohet duke bërtitur një person i stafit të linjës ajrore “Georgian Wings”.

“Na nxorrën të marrim frymë, ai tjetri bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty?” tha Besi.

Aktori i humorit e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë për të qëndruar me ajër të kondicionuar.

“Situatë kaotike dhe trajtim çnjerëzor për shqiptarët”, shkruan Kallaku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Poll

MOS HUMB