Qytetërim

Mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu në fokusin e “AS”

Përveç Balliut, u përmendën edhe emra si Hakimi, Rafinja apo dhe Garnaço.

i.h.
Mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu në fokusin e “AS”
Ivan Balliu

SPANJË- Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Ivan Balliu ka qenë në fokusin e gazetës sportive spanjolle “AS”. Mesia e njohur iberike publikoi një artikull për futbollistët që hoqën dorë nga Spanja, për të luajtur me shtetin e tyre të origjinës.

Përveç Balliut, u përmendën edhe emra si Hakimi, Rafinja apo dhe Garnaço.

Sipas “AS”, në Shqipëri ka më shumë se 4 mijë persona me mbiemrin Balliu, por në Rajo është vetëm një.

‘Ivan Balliu Kampenj debutoi me skuadrën e parë të Shqipërisë në vitin 2017. Kjo falë mbiemrit të tij, pasi u zbulua se futbollisti i kishte rrënjët në Shqipëri. Balliu ka luajtur për kombëtaren U-17 të Spanjës, por nuk e mori një ftesë te “La Roja”. Projekti i Shqipërisë i pëlqeu dhe mbrojtësi i djathtë i Vallecano-s, i formuar në “La Masia”, pranoi që të vishej kuqezi luante me Kombëtaren shqiptare të futbollit’, shkruhej në artikullin e të përditshmes sporigve spanjolle.

Gjithashtu në artikull kishte emra të tjerë të njohur nga ata që u përmendën më sipër si Keita Balde dhe Injaki Uilliams./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB