Qytetërim

Luiza Gega tërhiqet nga Evropiani: Federata na ktheu 20 vite pas

Por kritikat e Gegës nuk ndalen vetëm te mënyra e udhëtimit. Ajo ka shprehur zhgënjim edhe për mungesën e pajisjeve sportive, duke zbuluar se nuk janë shpërndarë uniforma për ekipin, dhe se uniforma e saj e fundit ishte blerë dy vite më parë nga trajneri i saj, nga fondet personale.

f.g
Luiza Gega tërhiqet nga Evropiani: Federata na ktheu 20 vite pas
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

Kampionia evropiane Luiza Gega nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Ajo ka denoncuar publikisht mënyrën se si Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar udhëtimin drejt garës, duke deklaruar se vendimi për të transportuar atletët me autobus është i papranueshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Gega shkruan se një udhëtim prej 20 orësh me autobus është jashtë çdo standardi serioz për një ngjarje të këtij niveli, dhe se kjo është arsyeja pse ka zgjedhur të mos marrë pjesë. “Nuk është çështje autobusi,” shkruan ajo, “por është rraskapitëse për një sportist që duhet të garojë në nivel maksimal”.

Por kritikat e Gegës nuk ndalen vetëm te mënyra e udhëtimit. Ajo ka shprehur zhgënjim edhe për mungesën e pajisjeve sportive, duke zbuluar se nuk janë shpërndarë uniforma për ekipin, dhe se uniforma e saj e fundit ishte blerë dy vite më parë nga trajneri i saj, nga fondet personale.

Luiza Gega tërhiqet nga Evropiani: Federata na ktheu 20 vite pas
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

Ajo drejton gishtin nga presidenti i sapozgjedhur i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, duke e akuzuar se në vend që të sjellë mbështetje për sportistët siç kishte premtuar, po i rikthen standardet e atletikës shqiptare “20 vite pas”.

“Një president duhet të jetë i gatshëm të mbajë mbi supe federatën, edhe kur fondet mungojnë. Nëse nuk je i gatshëm, nuk mund të bësh këtë detyrë”, thekson Gega.

Smajlaj, ish-atlet i kërcimit së gjati, mori drejtimin e federatës më 5 maj si kandidat i vetëm, pas tërheqjes së Taulant Stërmasit, trajnerit të Gegës nga gara, mes akuzave për parregullsi në procesin zgjedhor. Po ashtu, edhe vetë Gega nuk u zgjodh në kryesinë e re të federatës, pasi nuk mori mbështetjen e nevojshme me vota./ZËRI

Poll

MOS HUMB