
TIRANË- Meriton Mjekiqi dhe Roza Lati janë përfshirë në debate të forta mes tyre, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, teksa aktorja në një moment i ka përmendur të birin. Roza i tha Meritonit, se është nga ata djem që lënë vajzat shtatzënë dhe më pas nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fëmijër që sjellin në jetë. Kjo situatë duket se e ka prekur Meritonin, i cili pasi i sqaron se për djalin kujdeset edhe financiarish, i drejtohet Rozës duke i thënë se je “njeri negativ”.
Pjesë nga debati:
Roza: Hajde na trego cik për familjen, hajde na trego për djalin tënd. Djali nuk jeton me familjen tënde. Hajde ma vërteto që nuk kujtohesh vetëm 2 herë në vit. Hajde më trego sa marrëdhënie të mirë ke me ish-nusen tënde. Unë mendoj se ti kështu sillesh me femrat.
Meritoni: Po sa jeton ti me mua Roza? Sa interesohesh për familjen time?!
Roza: Hë ma trego? Ma vërteto, më thuaj që ti përgjigjesh për djalin tënd. I rri gati ti djalit tat, po të pyet kjo vajza pa baba, djali yt e ka babën gjallë, a e ndjen ai mungesën tëndë? Pse nuk më kundërshton mo Meriton? Je nga këta çuna që lë një vajzë shtatzënë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Vjen këtu dhe ofendon femrat.
Meritoni: Po kujdesem unë për djalin tim dhe për pagesat dhe për çdo anëtar të familjes time. Pse të intereson ty për familjen time?
Roza: Sa të intereson ty për familjen time?
Meritoni: Pse nuk të vjen marre ty?!
Roza: Pse nuk të vjen marre ty, që më kap te krijesa që unë kam futur në dhe më 15 tetor (i referohet qenit) ? Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë, aq thellë prite mbrapsht Mjekiqi.
Meritoni: Sytë i ke të djallit, se je negative
Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por unë dreqit i dal para dhe nuk kam frikë
Meritoni: Je negative
Roza: Hajde ti pyesim të gjithë kush ka lënë përshtypje të mirë dhe kush negative
Meritoni: Për mua je lodër zemër
Roza: Lodër unë për ty?
Meritoni: Po
Roza: Pse i lëpin buzët zemër, u eksitove?
Meritoni: Shumë
Roza: Seks bomba këtu ëë?
Meritoni: Normal që je, seks simbol i shtëpisë je. I qëndroj asaj që kam thënë, je super vajzë seksi, por ke filluar me…ik prej mendimeve të tua./ZËRI