Qytetërim

VIDEO/ E rëndë në Gjermani, tifozi sulmon futbollistin e skuadrës kundërshtare

Ragnar Ache ishte heroi i ndeshjes për Kaiserslauternin me tre gola të shënuar, por kjo i shkaktoi pasoja. 

k.m.
VIDEO/ E rëndë në Gjermani, tifozi sulmon futbollistin e
Pamje nga ndeshja

GJERMANI- Një episod i rëndë është regjistruar në "Bundesliga 2". Dueli i mbijetesës, Hansa Rostock-Kaiserslautern u mbyll 0-3 për skuadrën udhëtuese, por ky nuk ishte zhvillimi i vetëm. Ragnar Ache ishte heroi i ndeshjes për Kaiserslauternin me tre gola të shënuar, por kjo i shkaktoi pasoja. 

Pasi realizoi goin e tretë u sulmua nga një tifoz vendas. Një nga ultrasit e Hansës zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin.

MOMENTI ME VIDEO: 


Pasi pikasën tifozin, forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe e larguan nga fusha e blertë./ZËRI

Poll

MOS HUMB