Qytetërim

Koncert në dasmë/ Rihanna merr 55.500 paund për minutë, fansat e kritikojnë

Pamjet e koncertit u shfaqën në X, por fansat nuk ishin të kënaqur.

k.m.
Koncert në dasmë/ Rihanna merr 55.500 paund për minutë,
Rihanna

INDI- Fansat e Rihanna-s janë zhgënjyer nga koncerti që ajo dha në martesën e djalit të njeriut më të pasur të Indisë, performancënë për të cilën ajo u pagua 6.33 milionë dollarë në SHBA. Pamjet e koncertit u shfaqën në X, por fansat nuk ishin të kënaqur. Madje njëri tha: Rihanna me të vërtetë bëri minimumin, sa mori çekun e saj dhe iku.

Por kishte edhe nga ata që e justifikuan këngëtaren duke u shprehur se këngëtarja nuk po tregohet përtace, por thjesht ashtu e ka stilin e të kënduarit.

Koncert në dasmë/ Rihanna merr 55.500 paund për minutë,Koncert në dasmë/ Rihanna merr 55.500 paund për minutë,

Koncerti i Rihanna-s përfshinte 19 këngë, ose e thënë ndryshe 55,500 paund në minutë. Shumë marramendëse! Por ky është vetëm fillimi...

Performanca e saj të premten mbrëma nisi tre ditë festime për martesën e ardhshme të Anant Ambanit me Radhika Merchant, e cila vlerësohet të ketë kushtuar gjithsej 120 milionë paund./ZËRI

Poll

MOS HUMB