Qytetërim

Eros Grezda reagon për lajmet e ndarjes: Ka ardhur koha me sqaru çdo gjë

Eros Grezda ka reaguar në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha lajmet e ndarjes.

k.m.
Eros Grezda reagon për lajmet e ndarjes: Ka ardhur koha me sqaru çdo
Eros Grezda dhe Ajsel Abazi

TIRANË- Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda u përfol se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Ajsel Abazi. Por sot, ai ka reaguar në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha lajmet e ndarjes.

“Si guxoni të fusni shkrime të tilla duke u bazuar në "follow-unfollow". As ndarje as tradhëti s’ka pas, por e shof që ka ardh koha që duhet me fut story me sqaru çdo gjë,”-shkruan në 'Story-n' e tij futbollisti.

Eros Grezda reagon për lajmet e ndarjes: Ka ardhur koha me sqaru çdo

Futbollisti shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë të martuar dhe u bënë prindër për herë të parë në qershor të vitit të kaluar. Të dy, e pagëzuan të voglin e tyre me emrin Kian./ZËRI

Poll

MOS HUMB