
TIRANË- Modelja Sara Gjordeni iu është përgjigjur deklaratave të Roza Latit, e cila debatoi me partnerin e saj, këngëtarin Bardhi. Sara i është përgjigjur Rozës pasi mbrëmjen e djeshme, kjo e fundit i tha Bardhit: Nuk mbrojte të dashurën. Nuk ke testikuj. Pasditen e sotme, Sara i është rikthyer debatit dhe gjatë një diskutimi me moderatoren, është shprehur se Bardhi “ka testikuj”, duke shtuar se ia ka prekur vetë çdo natë.
Biseda:
Sara: Një gjë nuk më pëlqen. A mund ta them?
Roza: Po patjetër!
Sara: Ti më përmend mua te Bardhi sa herë do t’i tregosh paburrërinë. Thua: ti nuk mbron te dashurën tënde. Testikuj ka. Ia kam prekur unë çdo natë. Nuk i thuhet një burri a ke testikuj.
Roza: Ta tregonte burrërinë që nga dita e parë.
Sara: Burrërinë e ka treguar në disa vende që e di vetëm unë. Ti nuk mund t’i thuash atij: Nuk e mbrojte të dashurën tënde dhe nuk ke testikuj.
Roza: Nuk ka. Ka dalë dhe në prime që rri ha makarona. Nuk mbron femrën e vet.
Ndërkohë në momentin e përplasjes mes tyre i panishëm ishte edhe Bardhi, i cili s’ka ndërhyrë në debat./ZËRI