
FRANCË- Victoria Beckham u duartrokit më shumë se kurrë, në sfilatën e markës së saj në Paris. Dizajnerja bëri pasarelën e fundit, si zakonisht në sfilatat e modës, pavarësisht dëmtimit të saj që e detyron të lëvizë me paterica. Beckham zbuloi se ishte dëmtuar në ditën e Shën Valentinit.
"Rashë në palestër,”-tregoi ajo.
As always, #VictoriaBeckham’s family was out in full force to support her tonight at her fall 2024 show during #ParisFashionWeek. Becks even sealed it with a kiss. See every look from the runway: https://t.co/OWcWoMR9Ip pic.twitter.com/PkLz8S2zEp
— Vogue Magazine (@voguemagazine) March 1, 2024
Por vështirësia fizike nuk e pengoi të shkonte dhe t'i jepte një puthje bashkëshortit të saj, ish-futbollistit David Beckham.
Viva Vegan Leather: PETA storms #VictoriaBeckham catwalk at #ParisFashionWeek ✊
— PETA UK (@PETAUK) March 1, 2024
No garment is worth slaughtering and skinning a sensitive animal. @victoriabeckham, wanna be the champion of vegan leather instead? #VBAW24 pic.twitter.com/kOz1qO4pFp
Përveç vështirësisë së stilistes, edhe shfaqja kishte problemet e saj. Gjatë sfilatës, protestueset e organizatës PETA-s u ngjitën në pasarelë me mesazhe proteste kundër veshjeve prej lëkure. Megjithatë u ulën nga skena me ndihmën e sigurimit./ZËRI