Qytetërim

Njeriu më i pasur i Azisë marton vajzën, Rihanna merr 5.8 mln euro për të kënduar

Dasma mund të bëhet në korrik, por festimet para dasmës tashmë kanë filluar.

k.m.

Njeriu më i pasur i Azisë marton vajzën, Rihanna merr 5.8 mln

AZI- Bill Gates, Mark Zuckerberg, Rihanna, Ivanka Trump janë ndër të pasurit që pritet të marrin pjesë në festën para dasmës së vajzës më të vogël të njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani. Madje, në këtë festë të ftuarit do të kenë shansin të argëtohen dhe të kërcejnë nën tingujt e këngëve të Rihannës, e cila do të marrë 5.84 milionë euro si tarifë për paraqitjen e saj.

Informacionet thonë se Ambani për dasmën e vajzës së tij në vitin 2018 kishte telefonuar Beyoncé, të cilën e kishte paguar më shumë se 6 milionë euro. Anand Ambani, 28 vjeç, do të martohet me të dashurin e fëmijërisë, Radhika Merchand. Por festimet tre-ditore tashmë kanë filluar në Jamnagar, Gujarat.

Mukesh Ambani është njeriu më i pasur i Azisë dhe një manjat i njohur i naftës dhe telekomit, duke konkurruar ngushtë me miliarderin Gautam Adani, kryetar i Grupit të Kompanive Adani. Kjo martesë pritet për të qenë një nga më madhështorët e vitit dhe familja Ambani është kujdesur që t'i trajtojë mysafirët e zgjedhur me mbi 2500 pjata të gatuara nga një ekip prej 65 shefash kuzhinierë.

Familja Ambani, me vlerë më shumë se 99 miliardë euro, drejton konglomeratet kryesore të Indisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB