Qytetërim

Erjola i gatoi hallvën e ‘vdekjes’, reagon vëllai i Ilnisës dhe na prezanton me vajzën e saj

Përmes një foto me vajzën e Ilnisës, vëllai i gazetares ka zgjedhur që të përgjigjet me ironi për Erjolën

E.K
Erjola i gatoi hallvën e ‘vdekjes’, reagon vëllai i
Ilnisa dhe Erjola

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme shtëpia e Big Brother u ‘trazua’, me Erjolën që gatoi hallvën e vdekjes për Ilnisën dhe Meritonin, të cilët i konsideroi inekzistent si lojtarë.

Kjo gjë e preku gazetaren e cila u përlot dhe i kujtoi moderatores faktin që ka një familje jashtë që e ndjek dhe vajzën sidomos, duke u përpjekur të tregonte sesi do të ndiheshin ata pas një skene të tillë.

Ndërkohë që nuk vonoi as përgjigja e vëllait të Ilnisës, i cili në reagimin e tij ishte ironizues me Erjolën.

Përmes një postimi në Instastory me Anaisin, vajzën e Ilnisës (të cilën me këtë rast edhe na e prezantoi), ai shkruante: ‘Me Anaisin për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time!’.

Erjola i gatoi hallvën e ‘vdekjes’, reagon vëllai i
Postimi

Veprimi i Erjolës u dënua nga shumica e banorëve të shtëpisë, të cilët e konsideruan të tepërt gatimin e hallvës, që në Shqipëri bëhet zakonisht kur njerëzit ndahen nga jeta, apo në raste përkujtimoresh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB