
ARGJENTINË- Palasios dhe Frias, pas një lidhjeje të shkurtër, u martuan në verën e vitit 2021, megjithëse që nga viti 2020 jetonin së bashku në Gjermani ku i pari kishte marrë një transferim për llogari të Leverkusenit. Megjithatë, martesa kishte shumë probleme që në fillim dhe pika e fundit ishin episodet që Frias pati me vjehërrit e saj para dhe pas Botërorit të Katarit që u fitua përfundimisht nga Kombëtarja e Argjentinës.
Pala e futbollistit e akuzon atë për shpërdorim të jashtëzakonshëm parash dhe një luftë nervash ndaj prindërve të tij ndërsa modelja u përgjigj:
"Nëse flas për marrëdhënien tonë, familjen e tij dhe atë që di për kombëtaren, ai nuk do të ishte aspak rehat”.
Megjithatë, e sigurt është se me përfundimin e turneut erdhi edhe pauza përfundimtare dhe në fillim të vitit 2023 filloi procesi I divorcit, gjë që nuk është aspak e lehtë. Dhe kjo pasi Frias dyshohet se ka blerë disa prona (me paratë e Palasios) dhe mes tyre edhe apartamentin ku ajo jeton që kur u kthye nga Gjermania.
Megjithatë, siç pretendon ajo, refuzimi i futbollistit për të kontribuar financiarisht e solli atë në një rrugë pa krye dhe për të paguar këstet e duhura, ajo nxori në ankand të gjitha relikeve të Palacios (fanella, këpucë, madje edhe medaljen) nga ecuria e mahnitshme e Argjentinës në btën e futbollit, Kupa e Katarit!/ZËRI