
Al Nasr fitoi 3-2 falë golit të Talisca në minutën e 87-të në shtëpi ndaj Al-Shabaab për të qëndruar në -7 nga kryesimi i Ligës Pro Saudite, por do të jetë pa shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e tyre të ardhshme. Superylli portugez, duke dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas duke brohoritur emrin e Messit për ta fyer atë, pas golit të Talisca-s fillimisht i vendosi duart mbi veshë dhe më pas mes këmbëve.
????????| Cristiano Ronaldo is set to be INVESTIGATED for a gesture he made towards fans chanting for Lionel Messi.
— CentreGoals. (@centregoals) February 26, 2024
[@MailSport] pic.twitter.com/2ZJd97Y6jr
Dhe sado që ai u përpoq të nënvlerësonte faktin, komisioni i etikës i federatës së Arabisë Saudite u mor me këtë rast dhe në fund e dënoi me një pezullim për një ndeshje dhe një gjobë prej 7350 euro. Në vendim thuhet se Ronaldo nuk ka të drejtë ankimimi, ndaj do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Al Hazmit, ndërsa sa i përket gjobës faktet janë krejtësisht të ndryshme.
Dhe kjo pasi sipas përllogaritjeve të bëra, Ronaldos do t'i duhen saktësisht 19 minuta për t'i bërë ato 7350 euro duke qenë se të ardhurat e tij vjetore në Mbretërinë e Arabisë Saudite arrijnë në 200 milionë euro!/ZËRI