Qytetërim

2 këshillat e jetës që Di Caprio i dha aktorit Timothée Chalamet

Chalamet u bëri jehonë fjalëve të aktorit veteran në një intervistë që ai dha për NY Times disa ditë më parë.

k.m.
2 këshillat e jetës që Di Caprio i dha aktorit Timothée
Leonardo Di Caprio dhe Timothée Chalamet

SHBA- Timothée Chalamet është rikthyer në fokusin e mediave, falë pjesëmarrjes së tij në filmin Dune II, i cili u shfaq premierë në mbarë botën. Chalamet mund të jetë duke luajtur një tip "superheroi" si Paul Atreides, por Leonardo DiCaprio i dha atij këshilla për karrierën që aktori i ri ka ndërmend t'i ndjekë me përpikëmëri.

"Qëndro larg dy gjërave: filmave me superheronj dhe drogërave të forta".

Chalamet u bëri jehonë fjalëve të aktorit veteran në një intervistë që ai dha për NY Times disa ditë më parë.

Tani për tani, ai ka ndjekur me besnikëri udhëzimet e kolegut të tij në filmin "Don't Look Up!", megjithatë ajo që e bëri atë të rimendonte pjesën e parë të këshillës ishte filmi "The Dark Knight". Por gjithsesi nuk e pranoi ftesën!

Aktori 28-vjeçar mundi të qëndrojë larg produksioneve të filmave me superheronj, por mikeshat e tij Florence Pugh dhe Zendaya nuk ndoqën këshillën e Leonardo DiCaprio. Tani ato janë pjesë e industrisë së Marvel./ZËRI

Poll

MOS HUMB