Qytetërim

Kush është Nemo, reperi ‘non-binary’ që triumfoi në Eurovision

Nemo ka lindur në Biel/Bienne, një qytet dygjuhësh në kantonin e Bernës dhe zotëron dy gjuhë zyrtare: frëngjisht dhe gjermanisht. 

F.m
Kush është Nemo, reperi ‘non-binary’ që triumfoi
Nemo Mettler

ZVICËR- Reperi zviceran Nemo u largua fitimtar në Eurovision Song Contest në Malmö, Suedi të shtunën mbrëma. Shfaqja, e cila u konsiderua si më e ngarkuara politikisht në histori, pa Nemon të bëhej fituesi i parë non-binar i konkursit, pasi mori 365 pikë nga juria dhe 226 nga publiku me këngën The Code.

Nemo njoftoi se është non-binar në nëntor dhe zbuloi se The Code është një shenjë për identitetin e tyre.

Nemo Mettler është një reper dhe multi-instrumentalist zviceran, i cili përdor pseudonimin Nemo. Nemo luaj nër violinë, piano dhe bateri. 

Nemo ka lindur në Biel/Bienne, një qytet dygjuhësh në kantonin e Bernës dhe zotëron dy gjuhë zyrtare: frëngjisht dhe gjermanisht. 

Nemo ka qenë aktiv në listat që nga viti 2015, me këngën Du.

Në nëntor 2023, në një artikull për SonntagsZeitung Nemo njoftoi se identifikohet si non-binar, duke shprehur preferencën e për t'iu referuar me emrin e tyre ose me përemrat asnjanës ato/ata. 

Në një deklaratë për shtyp në lidhje me këngën e tyre në Eurovizion, Nemo u shpreh: “The Code” ka të bëjë me rrugëtimin që nisa duke kuptuar se nuk jam as burrë, as grua...

“Të gjej veten ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk ndihet më mirë se liria që kam fituar duke kuptuar se jam non-binary,”- tha Nemo.

Ylli ka marrë pjesë edhe në “The Masked Singer Switzerland”.

The Code u lavdërua, pasi kishte një përzierje rap, opere, pop dhe drum e bas, duke krijuar një kombinim fitues.

Kënga fituese The Code u shkrua nga Nemo së bashku me Benjamin Alasu, Lasse Midtsian Nymann dhe Linda Dale. 

Kënga është krahasuar me himnin e James Bond-it.

Poll

MOS HUMB