
TIRANË- Roza Lati dhe Erjola Doçi, dy banoret që lanë një natë më prë shtëpinë e Big Brother VIP kanë dhënë mendimet e tyre për marrëdhënien që lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit. E ftuar në “Fan Club”, Doçi tha se mes Heidit dhe Romeos nuk ka dashuri të sinqertë por vetëm kimi. Ndërsa Roza tha se e beson në përqindje më shumë nga ana e aktorit i cili siç tregon ajo e vëzhgonte vazhdimisht të dashurën e tij dhe përkujdesej për të.
Roza Lati: Nuk do them 5, por do them 7 sepse i jap më shumë kredite Romeos. Unë e kisha krevatin tim 4 muaj paralel, dhe ai djalë çdo mëngjes çohej dhe hidhte sytë nga Heidi. Kam parë detaje që mbase syri i teleshikesit nuk i kanë parë. E kam përjetuar shumë dasmën dhe emocionin e tij.
Erjola Doçi: Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV.