Qytetërim

‘Je çmendur?’, Sofia Vergara ‘ofendohet’ nga Kelly Clarkson. Përgjigja e saj

Prezantuesja Kelly Clarkson i tha aktores Sofia Vergara se duket se ka bërë pak ndryshime në pamje kur ka luajtur rolin e trafikantes Griselda, ndërsa Vergara iu përgjigj ashpër.

D.XH
‘Je çmendur?’, Sofia Vergara ‘ofendohet’ nga
Sofia Vergara ne rolin e trafikantes Griselda Blanco

SHBA – Aktorja Sofia Vergara është “ofenduar” nga prezantuesja Kelly Clarkson, e cila tha se transformimi i saj fizik në serialin e ri, “Griselda” nuk është aq i madh. Bukuroshja kolumbiane po fliste në emisionin e Clarkson për shndërrimin në rolin e trafikantes Griselda Blanco.

“Kjo është e pabesueshme. Mua më duket sikur nuk ke ndryshim të madh. Të kanë ndryshuar vetëm hundën dhe kaq”, tha Clarkson. “Çfarë? A je çmendur? Kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe më kanë shndërruar në një Griseldë, sikur të jem ajo reale”, tha aktorja.

Sofia Vergara shtoi më tej: “Duhet të heshtësh. Unë shtova proteza. Ekipi i grimit ka bërë një punë të lodhshme, nuk mund ta hedhësh poshtë. Hunda, çdo pjesë trupi ishte plastike”.

Më në fund, duket se dyshja arritën në mirëkuptim dhe Clarkson deklaroi: “Grimerët duket se kanë bërë një punë aq të mirë sa nuk dallohesh nëse je aktorja apo trafikantja”. Aktorja Sofia Vergara ka luajtur rolin e trafikantes Griselda Blanco në serialin e ri "Griselda"./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB