
Rey Manaj
TURQI – Rey Manaj nuk ndalet, duke shënuar golin e radhës në kampionatin elitar turk. Skuadra e tij Sivasspor shënoi golin e parë të sfidës pikërisht me Manajn.
Kundërshtari është një ‘big’ i Superligës turke, Besiktas. Manaj goditi nga larg dhe kaloi portierin, duke shkuar në rrjetë.
Rey Manaj scored. Big mistake from goalkeeper Ersin Destanoğlu
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 28, 2024
Sivasspor 1-0 Besiktaspic.twitter.com/Kp3ccYn7Vk
Goditja e Rey Manaj nuk ishte tepër e fortë, por duket se devijimi ndihmoi sulmuesin kuq e zi që të shënojë golin e 11 në kampionatin turk. Manaj bëhet kështu një nga sulmuesit më të mirë të ligës turke, duke qenë në vendin e katërt./ZËRI/
Poll