Qytetërim

‘Unë do hyj me tanga’, aktorja tregon si do futet në BBVIP3

Aktorja Cubi Metkaj zbuloi gjithashtu se do të jetë pjesë e BBVIP3.

D.XH
‘Unë do hyj me tanga’, aktorja tregon si do futet në
Cubi Metkaj

TIRANË- Sot në Fun Club ishte e ftuar aktorja e humorit, Cubi Metkaj. Ajo dha opinionin e saj në lidhje me atë që po ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa po fliste për BBVIP, opinionisti Ronaldo Sharka i bëri një pyetje ngacmuese. “Cubi na trego diçka. Ndërsa hyje në studio, pashë se ishe me valixhe. Kisha një pyetje: Mos do të hysh në Big Brother?”, tha Ronaldo Sharka.

Cubi iu përgjigj Ronaldos, duke i thënë se i ka prishur surprizën. “Po ti çfarë ke me mua more Ronaldo, pse më zbulon surprizën”, tha Cubi. Kështu, ajo nënkuptoi se mund të jetë pjesë e spektaklit më të ndjekur në vend.

Cubi shtoi se do të futet në Big Brother Vip me tanga. “Një gjë është e sigurt. Do futem me tanga”, tha Cubi. Deklarata e Cubit vjen pas diskutimeve që u bë për çiftin Juli-Egla, për të cilët dyshohet se debati “i brekëve” është i stisur./ZËRI/

Poll

MOS HUMB