
TIRANË- Futbollisti Jasir Asani ka qenë kryefjalë e muajve të fundit. Historia e veçantë dhe suksesi me Kombëtaren e kanë kthyer Jasir Asanin në një personazh shumë të dashur shqiptar. Futbollisti së fundmi ka zbuluar detaje sa i përket jetës personale, deri tek planet për martesë. I ftuar në emisionin "“Wake Up”, ai shprehet se familja e tij ka qenë shumë mbështetës për të gjatë karrierës në futboll, ndërsa për jetën e tij private, ai tregoi se është në një lidhje dashure dhe se është gati dhe për martesën.
"Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh e karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, u shpreh ai.
Më tej ai ka zbuluar se përsa i përket se me kë nga futbollistët e Kombëtares ka më shumë shoqëri, Asani shprehet se Seferin e ka shok që në vitin 2011 dhe me Ramadanin që e ka njohur që kur luante tek Partizani. Asani tregon se në grup do donte të na binte Gjermania, do donte një grup të fortë që t’i tregonte botës një Kombëtare plot surpriza.
Jasir Asani, 28-vjeçari nga Shkupi ishte ndër lojtarët më rezultativë të fushatës kualifikuese Euro 2024 që me tre supergolat e tij ndihmoi skuadrën për të qenë në finalet e "Gjermani 2024".