
SHBA- Aktori Jamie Foxx akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në New York në vitin 2015. Paditësja, e identifikuar si Jane Doe, pretendon se Foxx “qëllimisht dhe pa pëlqim përdori forcë për ta prekur”, duke përfshirë gjinjtë dhe organet gjenitale të saj. Ankesa pretendon se Foxx dukej “i dehur” në kohën e incidentit, shkruan CNN.
Ajo thotë se dëshmitarë të këtij rasti ishin disa persona në restorant, por ata nuk bënë asgjë dhe thjesht u larguan pavarësisht se ajo u përpoq të ikte. Më pas, Fox dyshohet se i uli pantallonat.
Në padi, gruaja pretendon se vazhdon të vuajë nga ankthi, shqetësimi, sikleti, madje deklaron se ka dëme ekonomike dhe kërkon një shumë të papërcaktuar nga aktori.