
Sezoni i festave është pranë nesh.
Për disa, festat nënkuptojnë mbledhjen e familjes në tryezë, e për të tjerë nënkupton udhëtim në destinacionet më ‘in’ të momentit. Koha nuk pret, kështu që nëse dëshironi të udhëtoni gjatë këtij sezoni, ju tregojmë disa prej destinacioneve më të preferuara.
Vjena
Në Vienë do gjeni një prej tregjeve më të mira të Krishtlindjeve në Evropë. ‘Christkindlmarkt’ zhvillohet nga 19 nëntor deri më 26 dhjetor. Më shumë se 100 tezga ofrojnë gjithçka, nga artet dhe zanatet deri te ushqimet tradicionale të festave.
Këln, Gjermani
Ky qytet shkëlqen në fundvit falë tregjeve të panumërta të Krishtlindjeve. Më i njohuri është Weihnachtsmarkt am Kolner Dom, i quajtur për shkak të katedrales gotike 774-vjeçare.
New York
Qyteti i New York gjatë pushimeve është po aq po aq magjik sa e keni parë nëper filma. Nëse do të udhëtoni në New York, duhet me patjetër në shkoni në Fifth Avenue për të bërë blerjet e minutës së fundit. Më pas, do duhet të shihni edhe pemën vezulluese në ‘Rockefeller Center’.
Cyrih
Qyteti më i madh i Zvicrës, kthehet në një vend të çudirave dimërore me tregje të shumta të Krishtlindjeve që zgjasin nga data 23 nëntor deri më 24 dhjetor. Me siguri po mendoni se ku mund të qëndroni? Ne ju sugjerojmë hotelin ‘Hyatt Zurich’, çmimet e dhomave shkojnë mbi 1,000 dollarë për natë. Hoteli është vetëm 20-minuta në këmbë nga Qyteti i Vjetër.
Goteborg, Suedi
Tregu më i madh i Krishtlindjeve në Suedi mbahet në Goteborg në parkun e famshëm, pothuajse 100-vjeçar, Liseberg. Një kuriozitet për Suedinë, është se ka më shumë se 1000 pemë Krishtlindjesh në vend.
Rovaniemi, Finlandë
Në Finlandën veriore, në hyrje të Rrethit Arktik, ndodhet qyteti i Rovaniemi. Është shtëpia zyrtare e Santa Claus, kështu që fryma e Krishtlindjeve është mëse e dukshme. Temperaturat lëvizin midis 12 dhe 19 gradë, ndaj veshjet e trasha dhe dorezat janë të domosdoshme.