
LAS VEGAS - Drejtësia amerikane i ka dhënë fund një historie që mundon prej disa vitesh Cristiano Ronaldon. Asi portugez u akuzua për përdhunimin e Kathryn Mayorga në vitin 2009. Viktima e supozuar nuk e raportoi menjëherë Ronaldon, por më vonë.
Prokurori i rrethit në Las Vegas (ku dyshohet se ndodhi përdhunimi) vendosi se kishte kaluar shumë kohë nga përdhunimi i dyshuar dhe sipas provave që kishte në dispozicion, gjykata nuk mund të shpallte fajtor lojtarin e Portugalisë.
Megjithatë, pala e Mayorga-s, kërkoi 25 milionë dollarë (për konspiracion, shpifje, shkelje të kontratës, detyrim dhe mashtrim!) dhe paraqiti një kërkesë të re, e cila gjithashtu u hodh poshtë nga Gjykata Federale në Las Vegas. Lëvizja e fundit ligjore e viktimës së supozuar ishte apelimi i mohimeve nga ana e lojtarit, por rezultati ishte i njëjtë dhe më i keq.
Avokati i Popullit e refuzoi propozimin me rezerva, që praktikisht do të thotë se ajo nuk ka më të drejtë të kërkojë nga gjykata shqyrtimin e çështjes dhe në të njëjtën kohë vendosi një gjobë prej 335.000 dollarë për avokatin e saj, duke konsideruar se ai përdori në mënyrë të paligjshme informacione nga hakimet e emaileve të Ronaldos dhe avokatëve të tij.
Në vitin 2018, një grua në Las Vegas, e quajtur Kathryn Mayorga akuzoi Ronaldon se ai e kishte përdhunuar në një hotel të zonës. Sipas saj, ajo i kishte futbollistit disa herë “jo”, por ai kishte vazhduar. Sipas akuzueses, pasi gjithçka mbaroi, futbollisti i kishte kërkuar falje. Ronaldo mohoi akuzat, duke thënë se njerëz të caktuar duan të bëhen të famshëm, duke përmendur emrin e tij./Zëri.ai/