Qytetërim

Historia pas pikturës virale në TikTok

Vepra realiste, e cila ishte lënë në hije në historinë e artit nga ardhja e valë së piktorëve francezë impresionistë, po rivlerësohet më shumë se 150 vjet më vonë nga adhuruesit e artit në TikTok.

k.m.
Historia pas pikturës virale në TikTok
Piktura e Auguste Toulmouche

FRANCË- Ndonëse është e veshur me një fustan të pasur, të zbukuruar me gëzof në një shtëpi pallati franceze diku në mesin e shekullit të 19-të, zemërimi i saj i heshtur është i dallueshëm. Ajo është "E fejuara hezituese", subjekti i njëjtë i pikturës së piktorit Auguste Toulmouche të vitit 1866. Sipas CNN, vepra realiste, e cila ishte lënë në hije në historinë e artit nga ardhja e valë së piktorëve francezë impresionistë, po rivlerësohet më shumë se 150 vjet më vonë nga adhuruesit e artit në TikTok.

Historia pas pikturës virale në TikTok
Piktura e Auguste Toulmouche

Ajo ka frymëzuar shumë interpretime nga përdoruesit që imagjinojnë mendimet që i kalojnë në mendje kur ajo u pikturua Toulmouche pikturoi skena të grave elegante dhe të pasura franceze në mjediset shtëpiake, shpesh duke zbuluar bëmat e tyre romantike. 

"E fejuara hezituese", e përkthyer gjithashtu në "Nusja ngurruese", fillimisht u ekspozua me titullin "Un mariage de raison", ose "Një martesë me arsye" në Sallonin e Parisit të Académie des Beaux-Arts në 1866. Derisa u la në hije nga piktorët impresionistë si Claude Monet dhe Edgar Degas.

Megjithatë, sot, disa përdorues të TikTok e shohin të fejuarën si një rebele, e disa të tjerëkanë teorizuar se ajo mund të mos jetë tërhequr fare nga burrat. Ndonëse ne mund të mos e dimë kurrë historinë e plotë të gruas në kolltuk, ndjenja e saj duket e qartë. E tani...po e njohin të gjithë!/Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB