Qytetërim

Plas keq! Policia dhe tifozët brazilianë dhunojnë argjentinasit, reagon ashpër Messi

Argjentina i shkaktoi humbjen e parë Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës në tokën vendase, pasi goditja me kokë e Nicolas Otamendit i dha atyre një fitore historike 1-0. Por fitorja u sfumua nga skenat tronditëse të dhunës në tribunat në Rio de Zhaneiro, ndërsa policia dhe siguria u përleshën me tifozët bardhëeblu.

k.m.
Plas keq! Policia dhe tifozët brazilianë dhunojnë argjentinasit,
Pamje nga ndeshja

BRAZIL- Lionel Messi ka akuzuar policinë braziliane për “shtypjen” e tifozëve të Argjentinës me dhunë të panevojshme pasi dy prej tyre u plagosën rëndë në Maracana. Argjentina i shkaktoi humbjen e parë Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës në tokën vendase, pasi goditja me kokë e Nicolas Otamendit i dha atyre një fitore historike 1-0. Por fitorja u sfumua nga skenat tronditëse të dhunës në tribunat në Rio de Zhaneiro, ndërsa policia dhe siguria u përleshën me tifozët bardhëeblu.

Plas keq! Policia dhe tifozët brazilianë dhunojnë argjentinasit,
Pamje nga ndeshja

Messi i çoi lojtarët e tij jashtë fushës në shenjë proteste, duke refuzuar madje të fillonte lojën derisa të rivendosej paqja. Pamjet treguan se dy tifozë duhej të largoheshin me barelë, njëri me gjak që i rridhte nga koka, Pasi policia e sulmoi duke përdorur shkopinj.

Plas keq! Policia dhe tifozët brazilianë dhunojnë argjentinasit,
Pamje nga ndeshja

Por, duke folur pas fitores, Messi kritikoi Policinë, duke iu referuar mënyrës se si u trajtuan tifozët e Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores kundër Fluminense në fillim të muajit.

"Ne pamë se si policia po godiste njerëzit, gjithashtu disa nga familjet tona këtu. Kjo gjë ndodhi edhe në finalen e [Copa] Libertadores, duke shtypur përsëri njerëzit,"-tha ai për TyC Sports. 

Dhuna pretendohet se shpërtheu pasi tifozët e Argjentinës fërshëllyen himnin kombëtar brazilian, duke shkaktuar një reagim nga mbështetësit vendas, të cilët shkulën nga vendi ulëset e stadiumit për t'i hedhur në drejtim të rivalëve të tyre. Policia dhe stafi i sigurisë reaguan duke u futur me shkopinj për të shtyrë tifozët e Argjentinës.

Atmosfera në stadium u reflektua në fushë disa herë gjatë lojës dhe mesfushori i Newcastle Joelinton u përjashtua për një faull ndaj Rodrigo De Paul. Por në një lojë pa cilësi, ishte goditja e fuqishme e Otamendit me kokë nga këndi që i dha fitoren argjentinasve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB