Qytetërim

Trajneri i Argjentinës habit të gjithë: Mund të jap dorëheqjen

Ka shokuar me deklaratën e tij, trajneri argjentinas Lionel Scaloni. Ai tha se mund të japë dorëheqja si trajner i Argjentinës.

D.XH
Trajneri i Argjentinës habit të gjithë: Mund të jap
Lionel Scaloni

RIO DE JANEIRO - Trajneri fitues i Kupës së Botës për Argjentinën, Lionel Scaloni, thotë se po mendon të japë dorëheqjen, pas pesë vitesh në drejtim të Argjentinës. Scaloni bëri njoftimin surprizë pas fitores 1-0 të argjentinasve në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Brazilit në Rio de Zhaneiro të martën.

45-vjeçari gjithashtu udhëhoqi Argjentinën në fitoren e Kupës së Amerikës në vitin 2021, para triumfit të Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar. “Argjentina ka nevojë për një trajner që ka të gjithë energjinë e mundshme”, tha Scaloni. “Më duhet ta ndal topin dhe të filloj të mendoj, kam shumë gjëra për të menduar gjatë kësaj kohe. Nuk është lamtumirë apo asgjë e tillë. Synimet e Argjentinës janë të larta dhe duhet patjetër dikush i freskët që të arrijë rezultate sa më të mira. Do të flas me presidentin e FA dhe lojtarët më pas”, tha ai.

Scaloni pasoi Jorge Sampaolin si trajner i Argjentinës në gusht 2018 pas një periudhe të shkurtër në krye të Kombëtares U20. Fitorja e tyre në Copa America 2021 ishte titulli i parë i madh i Argjentinës për 28 vjet dhe nënkuptonte se ata u kualifikuan në finale kundër kampionëve evropianë, Italisë, në qershor 2022.

Argjentina mposhti ekipin italian 3:0 në Angli. Triumfi i tyre në Kupën e Botës në Katar më vonë atë vit ishte titulli i tyre i tretë botëror dhe i pari që nga viti 1986.

“Ne jemi të sigurt dhe shpresojmë që Scaloni do të vazhdojë”, tha mbrojtësi i Argjentinës dhe Tottenhamit, Cristian Romero. "Të shohim tani, ai do të ketë kohë për të menduar, ai nuk tha asgjë në dhomën e zhveshjes për këtë. Ne do të përpiqemi ta bindim atë", deklaroi futbollisti.

Fitorja e së martës ndaj Brazilit ishte fitorja e parë e Argjentinës si mysafir ndaj rivalëve të saj historikë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe bëri që argjentinasit të shkëputen në krye të tabelës së klasifikimit. Ndeshja në stadiumin Maracana të Rios u vonua 30 minuta, pasi gjithçka shpërtheu në skena dhuna, gjatë kohës që u luajtën himnet kombëtare./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB