
TIRANË- Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë, ndërsa dje u publikuar dhe videoklipi me momentet më të bukura nga pritja e ëmbël. Të shumë kanë qenë personazhet publike që kanë uruar çiftin përfshirë edhe Eduart Grishajn dhe Arbana Osmanin me të cilët është përfolur se kishin pasur pakënaqësi së fundi.
Mirëpo në mesin e shumë urimeve apo zhurmës që shkaktoi klipi në rrjet,, një postim i Zhaklin Lakatarit, ka trazuar ujërat. Përmes një statusi në Instagram ajo shkruante se fëmijët nuk janë më fryti i një dashurie, por i interesit, dhe kjo u interpretua si një kunjë për çiftin.
“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtueshme.”-shkruante ajo, ndërsa nuk ka preferuar që të komentojë nëse statusi i adresohej pikërisht Luizit dhe Kiarës.
Një përgjigje e ka marrë nga mikesha e Kiarës, Liesa Haxhiasllani. Ajo shkruan në një status në Instagram:
"Ekziston një vend në ferr për ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë. Ti ta shpif. Gjumë të ëmbël,”-shkruan Liesa në Instagram.