Qytetërim

Jasir Asani arrin marrëveshjen me ekipin e La Liga, kontrata 2-vjeçare

Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

f.t
Jasir Asani arrin marrëveshjen me ekipin e La Liga, kontrata
Jasir Asani

Jasir Asani gjatë merkatos së verës do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, saktësisht pas Euro 2024, pasi arriti akordin personal me ekipin nga La Liga. Sulmuesi kuqezi ka mbyllur marrëveshjen personale me Las Palmas. Palët kanë rënë dakort për një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Tashmë mbetet vetëm dy klubet të gjejnë marrëveshjen mes tyre në mënyrë që të kompletohet ky operacion. Kujtojmë se 29-vjeçari ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetor të këtij viti dhe nuk pritet që skuadraa koreane të bëhet pengesë për të, pasi është shansi i vetëm të përfitojë nga shitja e Asanit, në të kundër në dhjetor “mëngjarashi” do të largohej me parametra zero.

 

Poll

MOS HUMB