
SHBA- Aktorja hollivudiane Dakota Johnson ka pësuar një incident në trasmetimin në Jimmy Kimmel Live. Ylli i Persuasion gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me veshjet e saj, por këtë herë ishte futsani elegant që e 'tradhtoi'. Në videon e publikuar nga New York Post, shihet momenti i sikletshëm për aktoren.
Aktorja kishte veshur një fustan të zi elegant me copa metalike me lule që shërbenin si rripa. Një nga rripat dukej se ishte thyer, duke e detyruar Johnson ta mbante atë rreth zonës së gjoksit për të shmangur rrëzimin e tij. Fustani "i ra" gjatë intervistës live, duke bërë që prezantuesi Jimmy Kimmel të pyeste nëse ishte mirë. Pas përpjekjeve të shumta për ta rregulluar, aktorja 34-vjeçare hoqi dorë dhe tha: Epo, thjesht do ta mbaj.
Ndërsa dyshja qeshnin nga situata, Kimmel tha:Vetëm mbaj pjesën e rëndësishme./ZËRI