Qytetërim

Arbër Hoxha para sfidës me Spanjën: Përballë kemi 'përbindësh', të arrijmë kualifkimin historik

Hoxha është shprehur se ka dhënë maksimumin në fushë në ndeshjet e para atë kundër Italisë dhe Kroacisë, dhe shprehet se me Spanjën ekipi duhet të bëjë historinë.

f.t
Arbër Hoxha para sfidës me Spanjën: Përballë kemi
Arbër Hoxha

GJERMANI-Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, do të tentojnë që të bëjnë mrekullinë përballë Spanjës. Sulmuesi Arbër Hoxha në një dalje për shtyp ka folur rreth sfidës me Spanjën, e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim. Hoxha është shprehur se ka dhënë maksimumin në fushë në ndeshjet e para atë kundër Italisë dhe Kroacisë, dhe shprehet se me Spanjën ekipi duhet të bëjë historinë.

Sa i përket ndeshjes me Kroacinë, Hoxha u shpreh se u fut për të ndihmuar skuadrën dhe ekipi sipas tij pati mundësi shënimi, por nuk arritën ta shfrytëzonin. 

Hoxha: Aq sa ka minuta do të jap maksimumin për Kombëtaren. Mendoj që në ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë më mirë se ndaj Italisë. Shënuam, pësuam, por nuk u dorëzuam. Tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe jemi fokusuar te përballja e radhës, ndaj Spanjës. Të gjithë e dimë, që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm. Pamë ndeshjen, dje, ndaj Italisë dhe ishin të shkëlqyer. Ne na mbetet veçse të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifkimin historik, përballë tyre, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Duke e marrë parasysh që ndaj Kroacisë luajtëm mjaft mirë, me shumë raste shënimi, besoj se do të futemi ndaj Spanjës për të fituar, pasi vetëm ai rezultat na siguron kaulifkimin. Kur hyra në fushë ndaj u futa për të ndihmuar skuadrën, krijuam rastin e dytë që e shënuam, patëm sërish mundësi shënimi, por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’. 

Kam dy shokë tek Kroacia më uruan për paraqitjen time që e pata. Kur ti shikon dy ndeshjet e para të Spanjës e sheh që kanë bërë dy ndeshje të shkëlqyera kundër Kroacisë dhe Italisë, dhe mendoj se janë një nga skuadrat më të mira në grupin tonë. Kështu që duhet të përgatitemi shumë këto tre ditë për këtë sfidë kaq të rëndësishme. Ka qenën një ndeshje e mirë kundër Betisit dhe për këtë ne u kualifikuam në raundin tjetër. Ishte ndeshje e bukur dhe fantastike. Mendoj se ka shumë lojtarë të mirë tek Spanja, por një nga ata janë Rodri dhe Uilliam. Sa i përket 11-shes së parë i vendos trajneri, por sado minuta të marr, do të bëj maksimumin. Duhet të jemi 100% në ndeshje, kanë qejf të kenë posedimin e topit. Prej ndeshjes në ndeshje kemi qenë më mirë, kemi sulmuar dhe krijuar më shumë me Kroacinë, shpresojmë të bëjmë edhe më mirë me Spanjën. Duke marrë parasysh transferimin tek Dinamo, kam pasur një rritje, Europiani është qershia mbi tortë. Gjatë kësaj periudhe se kam menduar shumë, kemi siguruar Europën, jam i fokusuar tek klubi dhe Kombëtarja. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë.

Kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parë në grup pas fitores ndaj Italisë. Një fitore e mundshme e kuqezinjve do t’i çonte ata në kuotën e katër pikëve, mjaftueshëm për t’u kualifikuar. Në rastin e një barazimi, e vetmja gjë që do t’i duhet Shqipërisë është disfata ose humbja e Kroacisë përballë Italisë.

Poll

MOS HUMB