Qytetërim

'Do të hedh në fushë një skuadër të fortë', De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

Trajneri i Spanjës, tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin.

f.t
'Do të hedh në fushë një skuadër të
Luis De La Funte

GJERMANI- Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë me një ekip të fortë. Kështu është shprehur trajneri Luis De la Funte në një deklaratë për shtyp. Trajneri i Spanjës, tha se do t’i japë mundësinë lojtarëve të stolit të luajnë me Shqipërinë, por duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë,"- u shpreh ai.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf. Kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parë në grup pas fitores ndaj Italisë. Një fitore e mundshme e kuqezinjve do t’i çonte ata në kuotën e katër pikëve, mjaftueshëm për t’u kualifikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB