Qytetërim

HISTORIKE/ Shqipëria merr medaljen e parë në Paris

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë.

F.m
HISTORIKE/ Shqipëria merr medaljen e parë në Paris
Chermen Valiev 

PARIS- Për herë të parë, Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të bronztë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Mundësi Chermen Valiev ia ka dalë t'i sjellë Shqipërisë medaljen e parë në histori. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël. Kjo medalje vjen pas dhjetë herë pjesëmarrjeve në Lojërat Olimpike.

Valiev u rikthye në garë për medaljen e Bronzit pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale. 

Këtë vit, Shqipëria ka garuar me 12 sportistë, por Manjola Konini në qitje, Kaltra Meça dhe Greisi Koxhaku në not, Luiza Gega në garën me pengesa, Franko Burraj në garën e 100 metrave, Zelimkhan Abakarov e Islam Dudaev në mundje, janë eliminuar.

Mundësi Islam Duaev ka arritur që të çojë Shqipërinë në çerekfinale. Ai ia doli të mundte kundërshtarin e tij nga Samoa, Gaku Akazawa duke mos e lejuar atë të marrë pikë nga ky duel, por nuk ia doli dot të kryesonte në ndeshjen e çerekfinales. Duaev nuk rrëmbeu asnjë pikë duke u skualifikuar kështu nga Lojërat Olimpike "Paris 2024"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB