
Cindy Ngamba
PARIS- Ekipi i parë i emigrantëve ka siguruar medaljen e parë në Paris, në Lojërat Olimpike, duke shënuar kështu historinë.
Boksierja me origjinë nga Kameruni, Cindy Ngamba kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri në 75 kilogramë, duke siguruar medaljen e parë për ekipin e refugjatëve.
Ndërsa në çerekfinale Ngamba mposhti me pikë francezen Davina Michel. Kështu, duke kaluar në gjysmëfinale, ajo siguroi medaljen e bronztë.
Cindy Ngamba ka lindur në Kmaerun, por kur ishte 11 vjeçe, u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar, ku zhvilloi sportin e boksit.
Poll