
NEW YORK- John Travolta ishte dhe mbetet sinonim i bukurisë së Hollivudit. Por pas buzëqeshjes së tij të ndritshme fshihet një histori e tmerrshme vuajtjeje që pakkush mund ta lexojë, e lëre më ta përjetojë. Aktori luftoi me humbjen e tre prej grave të tij më të afërta nga kanceri i gjirit, vdekjen e papritur të djalit të tij dhe problemet e vetëbesimit.

John u rrit në periferi të Nju Xhersit, ku nëna e tij Helen i ushqeu një pasion për të kënduar, kërcyer dhe aktruar. Më i vogli nga gjashtë vëllezërit e motrat, John kishte një shpirt të butë dhe brishtësi që dallohej që në moshë të re, kështu që nëna e tij kishte " nevojë" të kujdesej për të. Shoqja e tij e fëmijërisë Kate Edwards tha: John e kishte këtë dobësi, kur e shihje, thjesht doje ta përqafoje dhe të sigurohesh që ai të ishte mirë. Ishte vetëm 16 vjeç kur la shkollën dhe filloi aktrimin. Ai u gjet nga një agjent që pëlqente pamjen e tij të bukur, sensin e humorit dhe inteligjencën e e tij. Por ndërsa karriera e tij u zhvillua, fati i dha atij goditje të mëdha jetësore.
John fillimisht ishte në lidhje me aktoren Diana Hyland, e cila ishte 18 vjet më e madhe se ai. Ai e ndiqte atë në çdo gjë dhe ajo ishte një mbështetje e madhe për të. Por papritur, pikërisht teksa John Travolta po xhironte “Ethet e së shtunës mbrëma”, aktorja u diagnostikua me kancer në gji. Diana iu nënshtrua një kimioterapie, por kanceri u përhap në të gjithë trupin e saj dhe vetëm tre muaj pas diagnozës, ajo vdiq.

"Ajo në fakt vdiq në krahët e tij. Dhe më pas ai duhej të hipte në një aeroplan dhe të shkonte në Nju Jork për të filmuar 'Ethet e së shtunës mbrëma' sikur asgjë nuk kishte ndodhur," tha Wesley Clarkson. John Travolta dukej si një zombie gjatë pushimeve mes xhirimeve, pohuan kolegët. Jo shumë kohë pas xhirimeve, aktori u nominua për Golden Globe dhe Oscar.
Pas vdekjes së gruas së tij të dashur, John Travolta vazhdoi të punonte shumë për të harruar gjithçka. Por ai nuk e dinte se një grua tjetër po kalonte një betejë të tmerrshme për shëndetin. Nëna e tij Helen zbuloi se ajo kishte kancer në gji, por vendosi të mos i tregojë djalit të saj. Ajo e dinte se çfarë kaloi ai me Dianën, kështu që nuk donte të kalonte të njëjtën gjë vetëm 18 muaj pasi Diane vdiq. Dëshira e saj ishte gjithmonë ta mbronte. Por sëmundja nuk mund të fshihej për një kohë të gjatë, kështu që John më në fund zbuloi nga çfarë vuante e ëma. Ai e vizitonte pothuajse çdo ditë, i këndonte dhe përpiqej në çdo mënyrë ta gëzonte. Tetë muaj më vonë Helen vdiq duke lënë një boshllëk të madh në jetën e aktorit.

Vdekja e dy femrave të rëndësishme në jetën e tij bëri të vetën. John Travolta iu përkushtua punës, por filmat në të cilët ai luajti dalëngadalë dolën jashtë modës. Për shkak të pasigurisë së madhe se biznesi nuk po funksionon siç duhet, John Travolta refuzoi rolet në dy filma të mëdhenj: Gigolo amerikan dhe Një oficer dhe një zotëri. Ai humbi vullnetin për të luftuar për veten dhe rolet e tij. Shumë shpejt regjisorët as që donin ta punësonin, sepse mendonin se ai nuk sillte atë që ata kërkonin. Karriera e tij po shkonte aq keq sa mendoi të linte aktrimin dhe të fokusohej te pilotimi. Por pak nga pak aktori u rikthye përsëri në ekran.
Ndonëse i lodhur, karriera e tij ishte në ngritje, ndërsa jeta e tij private lulëzoi me gruan e tij Kelly Preston, me të cilën pati tre fëmijë. Megjithatë, jeta i dha një goditje tjetër. Në vitin 2009, djali i tij Jett, i cili ishte vetëm 16 vjeç, kur vdiq papritur, pasi u rrëzua në banjë dhe goditi kokën në vaskë. John Travolta pranoi se ishte "gjëja më e keqe që mund t'i ndodhte dikujt" dhe se ai lufton çdo ditë kundër depresionit që ndodhi pas humbjes tragjike.

Në momentin që familja filloi të “ringrihej në këmbë” pas humbjes së djalit të tyre, Kelly, gruaja e tij zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit. Ajo vdiq në moshën 57-vjeçare. John njofton se gruaja e tij luftoi deri në fund, por se sëmundja ishte më e fortë.


Tashmë Travolta jeton i izoluar, duke punuar pak, ai është më së shumti aty për të mbajtur vajzën dhe djalin e tij, dy dashuritë e mëdha që i kanë mbetur të vetmet./ZËRI