Qytetërim

Gara e çmendur në “Lojërat Olimpike”, këmba e xhamajkanit shkel e para vijën e finish, por pse fitorja iu dha amerikanit?

Kishane Thompson ishte ai që preku i pari vijën, por a mjaftonte kjo për t'i dhënë atij vendin e parë në garë?

I.F
Gara e çmendur në “Lojërat Olimpike”, këmba e
Gara në Lojërat Olimpike

PARIS- Gara e djeshme në finalen e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Parisit do të mbetet në histori dhe do të mbahet mend për vite me radhë, jo aq për kohën e vrapuesve, por për ngjarjet që u zhvilluan në vijën e finishit.

Noah Lyles dhe Kishane Thompson përfunduan njëkohësisht në vijën e finishit, por këmba e xhamajkanit kaloi para Lyles vijën e finishit. Të gjithë prisnin që të shpallej ai kampioni, por nuk ndodhi kështu. Medalja e artë i shkoi amerikanit…

Në fakt, edhe njerëzit që nuk ndjekin lojëra të tilla e kuptojnë se fituesi shpallet ai që prek i pari vijën e finishit, dhe vërtet kështu duhet të jetë. Kishane Thompson ishte ai që preku i pari vijën, por a mjaftonte kjo për t'i dhënë atij vendin e parë në garë?

Jo! Sipas rregullores koha e vrapit, nuk ndalet kur kalon para një gjymtyrë e trupit, por i gjithi.

Gara e çmendur në “Lojërat Olimpike”, këmba e
Momenti kur arrijnë në vijën e finishit

Xhamajkani vuri i pari këmbën, ndërsa amerikani uli kokën dhe e përkuli trupin para, si rezultat i së cilës për 5 të mijëtat e sekondës (d.m.th. 0.005 sekonda) u bë sportisti më i shpejtë në botë./ZËRI

Poll

MOS HUMB