SHBA- Lajmi i ndarjes së Dua Lipës nga i dashuri Romain Gavras është marrë vesh nga shumëkush. Mes tyre edhe futbollisti i NFL-së amerikane Patrick Queen. Ai duket se është fiskuar keq me Dua Lipën, pasi i ka bërë edhe ftesë publike në rrjetin social "X" që t'i gjejë numrin e saj të telefonit. Kërkesën e ka bërë publike në rrjetin e tij social "X'.

Duke qënë se nuk ia ka dalë, i ka bërë edhe një ftesë për ta parë duke luajtur.
"Tashmë kam prenotuar një suitë dhe fanellë për ty në një lojë të Ravens,"- shkruan Partick Queen në një postim, teksa ka bërë edhe "tag" Dua Lipën.

Deri tani bukuroshja shqiptare nuk i ka kthyer përgjigje, por mbetet për t'u parë nëse do t'ja ketë dalë t'i ketë tërhequr vëmendjen./ZËRI