Qytetërim

“FuqiZona: Projekti që ndryshoi qasjen rinore ndaj komunitetit

Prej fillimit të këtij viti ata janë përfshirë nënjë projekt fuqizues rinore, që kishte si objektiv evidentimin dhe aftësimin rinor në aftësi të buta dhe aftësi digjitale.

Redaksia Zëri
“FuqiZona: Projekti që ndryshoi qasjen rinore ndaj komunitetit
Foto ilustruese

“Çfarë mbillet në rini do të korret në pleqëri” – ka thënë Th. Fuller, e duket se të rinjtë e komunitetit të një qyteti të vogël periferik si Rrogozhina duan të lënë gjurmë zhvillimi nëvendlindjen e tyre. Prej fillimit të këtij viti ata janë përfshirë nënjë projekt fuqizues rinore, që kishte si objektiv evidentimin dhe aftësimin rinor në aftësi të buta dhe aftësi digjitale. Kjo gjë u rrit të rinjve shanse për angazhim dhe aktivizim më të madh në komunitet si edhe i përgatit për tregun e punës.

Sipas të dhënave të publikuara, Bashkia e Rrogozhinës pasqyron të njëjtin trend kombëtar në treguesit e papunësisë tek të rinjtë (grup-mosha 15-29 vjeç), situatë e cila pasqyrohet si rezultat i faktorit socio-ekonomik, infrastrukturës rinore dhe mundësive të pakta në këtë njësi të qeverisjes vendore për mbështetje të zhvillimit profesional dhe fuqizimit rinor. Megjithatë, kur koha kalon dhe çdo ditë e më shumë të rinj largohen (migrojnë nga Rrogozhina ose emigrojnë jashtë Shqipërisë), apo akoma më keq kryejnë aktivitet pasiv duke u ekspozuar ndaj jetës së krimit, angazhimi dhe aktivizimi i të rinjve ka ardhur në momentin e duhur dhe si e domosdoshme. 

FuqiZona: Rritje kapacitetesh rinore”, iu përgjigj si nevojës së të rinjve për motivim në gjetjen e vetes si pjesë e rëndësishme e komunitetit falë punës që kryen, ashtu edhe nevojës së Bashkisë së Rrogozhinës në përmirësim kapacitetesh të punonjësve rinorë, të cilët duhet të jenë plotësisht të përgatitur profesionalisht në trajtimin e të rinjve, këshillimit në karrierë dhe asistimit të nevojës së tyre në zhvillim aftësish digjitale dhe aftësish të buta.

Xhevi, punonjës rinor i trajnuar nga ky projekt, shprehet se ka mundur të njihet më mirë me Strategjinë Kombëtare të  Rinisë dhe legjislacionin përkatës, si edhe përmes manualit të  trajnimit të trajnerëve të përftuar nga trajnimi në  këtë projekt, ndihet më i përgatitur si punonjës rinor në Rrogozhinë. Ndërkohë, disa prej gjimnazistëve të trajnuar dhe mentoruar nga projekt, Endri, Aleksi, Sito, Kristi, Lejla dhe Esla shprehen plot entuziazëm rreth nismave që kanë realizuar, të cilat u kanë dhënë të rinjve një motivim dhe energji për të kontribuar për komunitetin e tyre. Ata kanë sjellë projektide të paraqitura para përfaqësuesve tëBashkisë së Rrogozhinës për rehabilitimin e dy hapësirave publike që të shndërrohen në funksion të aktiviteteve rinore. Kanë ngritur një serë komunitare në oborrin e Qendrës Rinore, duke mbjellë produkte bio që do u jepen familjeve tëmargjinalizuara. Duke qenë se stigma si pasojë e stereotipavegjinore është një ndër problematikat që përballet kjo rini në njëbashki rurale, kryerja e një loje futbolli me skuadra mikse vajza e djem duket se ka përcjellë mesazhet e duhura si nëkomunitetin e zonës ashtu edhe në atë online. Mirëpo të rinjtëjanë kujdesur që të përcjellin qasjet e tyre promovuese të vlerave solidare e zhvilluese edhe përmes aktiviteteve si “Gatimet e gjyshes”, duke nxitur ushqyerjen e shëndetshme dhe vlerat kulinare të zonës, apo daljet në parkun e qytetit duke ndërgjegjësuar banorët për kontrollet e rregullta mjekësore. Madje ata tashmë kanë edhe një faqe uebi të dedikuar https://gjeneratarinore.al ku shfaqin veprimtaritë e tyre.

Këto duket se janë vetëm fillimet e një aktivizmi rinor, që në sajë të këtij projekti nga AMAD, organizatë joqeveritare dhe jo fitimprurëse, e cila me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, kanë sjellë një shembull suksesi dhe praktikë të mirë të fuqizimit rinore./Publik.al

ZERI POLL

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e shihni ju nismën e marrë nga qeveria?

  • E nevojshme, por duhej vepruar pas sezonit
  • E gabuar, godinat janë ndërtuar, të legalizohen
  • Nuk kam asnjë mendim

MOS HUMB