Qytetërim

Denzel Washington do të luajë 'Hannibal' në Netflix

Skenari i filmit, sipas Variety, do të shkruhet nga John Logan, një skenarist tre herë fitues i Oskarit, i njohur për "The Aviator" të Martin Scorsese dhe "Gladiator" të Ridley Scott.

E.K
Denzel Washington do të luajë 'Hannibal' në Netflix
Denzel Washington

SHBA- Denzel Washington po bashkohet edhe një herë me regjisorin e "Training Day" dhe "Equalizer" Antoine Fuqua për të luajtur gjeneralin kartagjenas Hannibal në një film të Netflix. Skenari i filmit, sipas Variety, do të shkruhet nga John Logan, një skenarist tre herë fitues i Oskarit, i njohur për "The Aviator" të Martin Scorsese dhe "Gladiator" të Ridley Scott.

Sipas përmbledhjes zyrtare, filmi është “bazuar në historinë e vërtetë të Hannibalit, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori. Filmi mbulon betejat kryesore që ai udhëhoqi kundër Republikës Romake gjatë Luftës së Dytë Kartagjenase.

Denzel Washington do të luajë në film së bashku me Eric Olsen, Adam Goldworm dhe Antoine Fuqua përmes marrëveshjes së Hill District Media me Netflix./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB