TIRANË- Rina Zaiti është e dashura e re e reperit të njohur Ledri Vula, i cili prej afro një viti i ka dhënë fund lidhjes me Sara Hoxhën, nënën e vajzës së tij Poem Blue. Edhe pse Ledri e Sara nuk e pranuan kurrë publikisht ndarjen, dhe hera herës hidhnin sinjale për një rikthim të mundshëm, duket se diferencat mes tyre kanë qenë të pakthyeshme. Ka mjaftuar një foto e Ledrit me të dashurën e re në bregdetin e Jalës, për t’iu dhënë fund njëherë e mirë, shpresave të fansave të çiftit për t’i parë sërish bashkë.
Rina Zaiti, është një figurë jo shumë e njohur për publikun. Ajo ka disa qendra estetike në Kosovë, ndërsa nuk mungojnë shoqëritë e saj me personazhe të ekranit, veçanërisht nga Kosova. Reperi dhe Rina ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale, dhe për momentin duket se kanë vendosur që ta shijojnë lidhjen e tyre larg syve të publikut, ndoshta edhe sepse mund të jenë në hapat e para të historisë së tyre të dashurisë.




Sa i takon Sara Hoxhës, ajo pushimet e verës i kaloi kryesisht në prani të familjes së saj, ndërsa prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Teksa është publikuar kjo histori e Ledrit, Sara ka ndarë foto nga Madridi, ku është duke kaluar disa ditë pushimesh me mikeshat e saj më të ngushta.

Ledri ka zgjedhur që të mos flasë kurrë publikisht për ndarjen, duke thënë se për deklaratat e tij publike i duhej që të konsultohej me menaxherin e tij.
Sara dhe Ledri janë njohur së bashku në vitin 2017, gjatë një koncerti që reperi kishte pasur në Gjermani. Më herët këngëtari, ka pasur dhe disa lidhje të tjera që janë bërë publike si ajo me Tunën, Dua Lipën, Dafina Zeqirin dhe Adela Sollakun. Tashmë Rina është ajo që ka vjedhur vëmendjen e reperit, për zemrën nuk dimë ende që ta themi mesiguri. /ZËRI





