
TIRANË- Faton Shoshi, menaxheri i këngëtarit Ledri Vula ka dhënë detaje mbi ndarjen e reperit nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem Blu. Në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French”, Shoshi tha që Sara dhe Ledri janë ndarë, duke mohuar që e gjitha të jetë një dramë e krijuar për të tërhequr vëmendje.
“Është diskutuar në rrjet dhe në media sociale dhe kanë dalë shumë zëra që qarkullojnë se ndarja e përfolur mes Ledrit dhe Sarës është një ‘vepër’ e krijuar prej tij. Nuk e di pse e kemi pasur nevojë për të bërë këtë vepër. Unë kur i shoh këto artikuj dhe këto gazetarë kur shkruajnë në emër dhe si e marrin guximin që të shkruajnë dhe po tregojnë histori po befasohem. Edhe unë jam i rezervuar kur flas për jetën private të Ledrit edhe të Sarës, por të flasë dikush i krahut të tretë,”- tha Shoshi.
Ndarja e çiftit erdhi krejt papritur, kur Sara mori pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Fillimisht u aludua se gjithçka ishte bërë për të tërhequr vëmendje dhe më pas u tha se ka qenë Ledri ai që nuk i ka përballuar skenat e puthjeve në film. Gjithsesi çifti nuk kanë reaguar asnjëherë në vetën e parë lidhur me ndarjen.