Qytetërim

FOTOLAJM/ Lojtarët izraelit këndojnë himnin kombëtarë, tifozët e Italisë i kthejnë shpinën fushës

Tifozët italianë i kthyen shpinën fushës në shenjë protestë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme me Palestinën.

k.m.
FOTOLAJM/ Lojtarët izraelit këndojnë himnin kombëtarë,
Pamje nga ndeshja

BUDAPEST- Italia zhvilloi sot në "Bozsik Aréna" të Budapestit nga Izraeli në ditën e dytë të Ligës së Kombeve. Nga Italia, 400 tifozë shkruan në stadium për të ndjekur ndeshjen. Por janë bërë lajm me gjestin e tyre. 

Gjatë këndimit të himnit kombëtar të izraelitëve, tifozët italianë i kthyen shpinën fushës në shenjë protestë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme me Palestinën. Ndeshja u zhvillua jashtë Izraelit për arsye sigurie.

FOTOLAJM/ Lojtarët izraelit këndojnë himnin kombëtarë,
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e vlefshme për Ligën A, përfundoi me rezultatin 1-2. Për Izraelin shënoi Abu Fani në minutën e 90, ndërsa për Italinë golat u shënuan nga Frattesi 38' dhe Kean 62'. Përballja e dytë mes tyre do të zhvillohet më 14 tetor në Udine./ZËRI

Poll

MOS HUMB