
KOSOVË- Menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi i qëndron versionit të tij se çifti është ndarë, dhe nuk po bën asgjë për show, madje ka zbuluar dhe disa prapaskena të marrëdhnies së reperit me Sarën. Ai thotë se, dyshja shkojnë shumë mirë, kalojnë kohë bashkë dhe lë të nënkuptohet se kjo që po ndodh mes tyre mund të jetë thjesht një ‘krizë’.
“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shprehet Fatoni.
A kanë mbetur miq Sara dhe Ledri?
“Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.
Prej kohësh çifti është në vëmendje të mediave, pas një ndarje të përfolur mes tyre. Fillimisht ishte mungesa e Ledrit në premierën e filmit në Kuadër të Dashurisë ku Sara ishte për herë të parë në një rol aktoreje, më pas fshirja e postimeve nga Ledri, dhe për mbyllje heqja e këngës ‘Gjendja’ nga Yotube. Ka pasur aludime se kjo mund të jetë një strategji e çiftit për më shumë vëmendje, por një gjë e tillë sipas menaxherit të Ledrit është e pavërtetë./Zëri.ai