Qytetërim

Tifozi hyn në fushë për t’i vënë plisin, Xhaka e refuzon

Është dashur ndërhyrja e ekipit të sigurisë për të larguar tifozin nga fusha e lojës

E.K
Tifozi hyn në fushë për t’i vënë plisin, Xhaka e
Tifozi qe u fut ne fushe

ZVICËR- Një moment emocionues u regjistrua teksa po luhej dueli mes Zvicrës dhe Kosovës në “St Jakobs – Park”, që përfundoi me shifrat 1-1.

Një tifoz shqiptar u fut në fushë, teksa vrapo drejt kapitenit Granit Xhaka, duke i vendosur këtij të fundit një plis në kokë.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurimit për të larguar tifozin shqiptar së bashku me plisin që mbante në dorë.

Në këto moment, Granit Xhaka, nuk bëri asnjë reagim, ndërkohë që më herët futbollistët shqiptarë që luajnë me Zvicrën kanë qenë në qendër të kritikave, pasi kanë festuar duke bërë shqiponjën.

Pavarësisht barazimit me Zvicrën, Kosova e gjen veten jashtë Euro 2024, ndërsa këto ishin kualifikueset e para që kombëtarja merrte pjesë.

Poll

MOS HUMB