Qytetërim

Legjenda Mike Tyson feston me simbolin e shqiponjës

Si 'çmim' 29-vjeçari ka marrë edhe një përshëndetje nga legjenda e boksit, Mike Tyson.

k.m.
Legjenda Mike Tyson feston me simbolin e shqiponjës
Ermal Hadribeaj dhe Mike Tyson

TIRANË- Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj ka fituar titullin WBC International për kategorinë 'peshë super e lehtë' ndaj Carlos Molinës. Hadribeaj e mposhti kundërshtarin e tij me “KO”.

Si 'çmim' 29-vjeçari ka marrë edhe një përshëndetje nga legjenda e boksit, Mike Tyson. Ky i fundit ka përshëndetur Hadribajn duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, ndërsa boksieri në ring valëviste flamurin shqiptar.

VIDEOJA: 

Ermal Hadribeaj e filloi karrierën e tij si boksier profesionist në vitin 2019, ndërsa ka 16 fitore, 6 prej të cilave me KO dhe asnjë humbje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB