Qytetërim

Si ‘ekipet e vogla’ po suprizojnë në kualifikueset e Euro 2024

Disa skuadra të cilësuara 'të dobëta' në letër, kanë dhuruar rezultate surprizë. Disa prej tyre janë kualifikuar, ndërsa të tjera janë në garë për kualifikim.

D.XH
Si ‘ekipet e vogla’ po suprizojnë në kualifikueset e Euro
Euro 2024

GJERMANI – Tashmë Euro 2024 po numëron ekipet që do të jenë pjesë e finaleve të kompenticionit. Teksa janë përcaktuar shumica e shteteve që do jenë në Europian, mbeten edhe 8 vende bosh, për skuadrat që do fluturojnë në Gjermani.

Disa ekipe, që nuk janë quajtur “të mëdha” kanë suprizuar në këto kualifikuese. Mes tyre është edhe Shqipëria, që siguroi kualifikimin pas barazimit 1:1 në Moldavi.

Austria ka suprizuar jo pak. Një skuadër e cilësuar e mirë, por jo pjesë e “big”-ëve, ka arritur të lërë pas Belgjikën dhe Suedinë në grupin e saj, kur ende nuk janë mbyllur të gjitha ndeshjet kualifikuese.

Skocia, e cila luan sot përballë Norvegjisë ndeshjen e fundit të kualifikueseve, është paraqitur mjaft mirë, duke grumbulluar 16 pikë në 7 ndeshje të luajtura. Skocezët kanë vetëm një humbje, atë përballë Spanjës. Jashtë kompenticionit është Norvegjia. Kjo nënkupton që një nga sulmuesit më të mirë në Europë, Haaland nuk do ta shohim në Europian.

Përpos skuadrave që janë paraqitur mirë në ndeshjet e tyre dhe janë kualifikuar, disa ekipe ‘të vogla’, që nuk ia kanë dalë të kualifikohen ose janë në garë për kualifikim, kanë suprizuar gjithashtu.

Kështu, Moldavia ka bërë ndeshje mjaft të mira, duke mposhtur edhe Poloninë e duke mos pranuar humbje në fushën polake. Moldavët njohin humbje vetëm përballë Shqipërisë, ndërsa luajnë “ndeshjen e jetës” përballë Çekisë. Nëse arrijnë të fitojnë, janë në Gjermani.

Armenia është gjithashtu në garë për kualifikim. Armenët ia dolën të ndalin Uellsin në barazim, ndërsa nëse fitojnë përballë kroatëve, kanë shanse për të shkuar në Gjermani.

Një rritje profesionale në futboll ka edhe Luksemburgu, dikur një skuadër, e cilësuar e dobët. Ekipi luksemburgas nuk është më një ekip përballë të cilit mund të fitosh lehtë. Në 9 ndeshje ka arritur të grumbullojë 14 pikë, duke fituar përballë Bosnjës, Islandës dhe barazuar në fushë kundërshtare me Sllovakinë.

Azerbajxhani, një skuadër, që është konsideruar po ashtu një “kafshatë e lehtë” për të mëdhenjtë, nuk është më e tillë. Azerët e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi fituan 3:0 ndaj Suedisë, duke habitur jo pak.

Ndërsa, habi bën sërish Italia. Italianët, që janë kampionët në fuqi, nuk kanë zgjidhur ende dilemën nëse do jenë në Euro 2024 apo jo. Ata do të kenë një sfidë përballë Ukrainës, ku do të vendoset gjithçka. Italia është në vendin e dytë në grup pas Anglisë, ndërsa Ukraina është e treta.

Të dyja skuadrat kanë nga 13 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara, por axurrët kanë golavarazh më të mirë. Sfida Ukrainë-Itali përcakton ekipin që shkon në Gjermani.

Ndërsa, eventi më i madh sportiv europian po afron, duket se koncepti i ekipeve të dobëta është fshirë. Shumë skuadra, të cilësuara jo të forta në letër, kanë dhuruar rezultate surprizë.

Skuadrat e kualifikuara deri tani:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Hungaria, Holanda, Portugalia, Skocia, Sllovakia, Spanja, Zvicra, Turqia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB