Qytetërim

Çfarë ka ndodhur? Një zarf i zi hyn në Big Brother

Për shkak të një gabimi të Egla Cenos, do ta pësojnë të gjithë banorët.

D.XH
Çfarë ka ndodhur? Një zarf i zi hyn në Big Brother
Zarf i zi ne Big Brother

TIRANË – Një zarf i zi ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother 3. Egla Ceno ka thyer një nga rregullat bazë të produksionit, pasi nuk ka mbajtur të ndezur mikrofonin.

Për këtë arsye janë dënuar të gjithë banorët. Në zarfin e zi thuhet se do të ketë ujë të limituar në shtëpi dhe se banorët do të qëndrojnë pa ngrohje jashtë. Këto kushte janë vendosur, deri në një njoftim të dytë nga ana e Big Brother Vip.

“Banorë, siç edhe ju e dini rregullat e Vëllait të Madh duhet të respektohen nga të gjithë me përpikmëri. Një nga rregullat bazë është që mikrofoni të jetë i ndezur. Ky rregull është thyer vazhdimisht nga Egla sot. Për këtë arsye Vëllai i Madh iu dënon të gjithëve duke patur ujë të limituar dhe të qëndroni pa ngrohje jashtë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB